Connect with us

Sport

FIFA: Kupa e Botës me 64 ekipe

Nuk është më një sekret se FIFA do të zgjerojë Botërorin nga 32 ekipe që është aktualisht, në 48, dhe kjo që në vitin 2026. Botërori që do të zhvillohet në Amerikë-Kanada-Meksikë do të pësojë ndryshime të mëdha.

Një nga element kryesor në çdo edicion, që nga viti 1934 (1930 nisi Botërori), ka qenë fakti i grupeve me katër ekipe dhe prej kohësh, ky ka qenë një sinonim i futbollit (përjashtim bënë edicioni 1950, i cili kishte vetëm 13 ekipe pasi India, Skocia dhe Turqia u tërhoqën).

FIFA po mendon për një format të ri me 64 ekipe dhe diçka e tillë do të ishte padiskutim një revolucion i jashtëzakonshëm për “botën” e futbollit. “Ne jemi në shekullin e 21-të dhe duhet të fokusohemi më shumë te Kupa e Botës. Futbolli është më shumë se Europa dhe Amerika e Jugut, futbolli është global.”- tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Por, nëse gjithçka ndryshon, cili do të ishte ndikimi? Cilësia e turneut, kjo është pikëpyetja më e madhe, pasi është diçka e paprovuar më parë dhe asgjë nuk është e testuar. Me dyfishimin e numrit të grupeve, nga 8 në 16, federatat më të mira ka të ngjarë të ndahen, pra të mos përplasen dhe të ketë më pak ndeshje interesante në fazën e grupeve.

 

Në të vërtetë, përfaqësueset e mëdha dhe pretendente ka të ngjarë të mos takohen deri në fazat e fundit, aty ku vëmendja dhe interesi do të rritej përsëri. Pra, numri zgjerohet, cilësia vendoset në pikëpyetje dhe rëndësia dhe kualiteti vjen në atë pikë, ku ndodh edhe sot, me 32 skuadra.

 

Turneu, sugjerojnë kritikët, është në rrezik që të “ngopet” në fillim me raunde dhe ndeshje të pakuptimta. Kjo pasi do ishin përballë skuadra të nivelit të lartë përballë skuadrave me kredite shumë të vogla.

Që nga viti 2002, ka pasur disa ndeshje interesante dhe kjo tani rrezikon të shembet dhe diçka e tillë të mos ekzistojë, duke e kthyer fazën e grupeve në diçka shumë të “lexueshme” që në hedhjen e shortit.

Edhe formati tjetër, kalimi te grupet me tre ekipe është lidhur ngushtë me një rritje të mundshme të marrëveshjeve të fshehta midis përfaqësueseve.

Një studim nga “Journal of Sports Analytics” nga viti 2020, tregon se grupet me tre ekipe mund të çojë në ‘padrejtësi’ dhe ”zhbalancim të orarit”.

Në thelb, përpjekja e FIFA-s për zgjerim mund të dështojë, pikërisht në atë që ata do të promovojnë, pra skuadrat që do të hyjnë në Botëror pa asnjë ambicie dhe pa një zgjerim të tillë do ta kishin shumë të vështirë të kualifikoheshin në një Kupë Bote.

Përveç parave atëherë, pyetja që bie mbi FIFA është: Çfarë do të përfitojë nga kjo gjë? Roli i FIFA-s në lojë dhe fuqia e tyre, është zvogëluar me rritjen e popullaritetit dhe rrjedhimisht edhe fuqia.

Të gjithë lojtarët më të mirë të botës tani luajnë në kontinentin e Evropës, ndërsa paratë janë të fokusuara në disa klube të mëdha evropiane. Hegjemonia e Premier League po kërkon vetëm të zgjerojë hendekun.

Kupa e Botës, pavarësisht kësaj, mbetet “kryefjala” e futbollit dhe organi drejtues i sportit po kërkon të mbrojë këtë status. Megjithatë, zgjerimi i formatit, duke kaluar me 32 ekipe dhe solli një ndryshim rrënjësor, por tani kalimi me 64 përfaqësuese do të bënte që  rreth 25% e ekipeve që do të luajnë në eliminatore do të përfundojnë duke luajtur në Kupën e Botës.

Pra, ndryshimet do të fillonin që në kualifikuese, ndaj tani pritet me interes për të parë se çfarë do të ndodh, pasi ka shumë pikëpyetje dhe me pak fjalë, mund të thuhet se asgjë nuk është e sigurt.

Advertisement