Kronike
Pedagogët heqin dorë nga bojkoti
Pas 3 javësh, pedagogët vendosën që të ndalin bojkotin dhe këtë të hënë do të kthehen në auditore, por pa I ndalur protestat.
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi paralajmëroi se nuk kanë hequr dorë nga kërkesat, dhe se të martën në orën 11 do të mbajnë një protestë tjetër. Ai paralajmëroi se do të ketë bojkot të provimeve të shkurtit nëse qeveria nuk i merr parasysh.
Kovaçi u shpreh se ishte e domosdoshme që t’i jepnin fund bojkotit duke qenë se studentët po shpenzonin para për jetesën në Tiranë, ndaj thekson se zgjodhën këtë veprim për të mos dëmtuar vitin akademik.