Connect with us

Aktualitet

Çfarë ndodhi në protestë para Kryeministrisë? Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn

Dita e 89-të e protestës në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike mes protestuesve.

Në qendër të konfliktit ishte ish-truproja e Berishës, Sali Lushaj, babai i këngëtarit të njohur Stresi.

Bëhet me dije se, incidenti ka nisur pasi Lushaj dhe disa anëtarë të tjerë të PD-së po bënin foto gjatë protestës duke ngritur dy gishtat, simbolin e partisë së tyre, gjë që ka provokuar reagimin e protestuesve të tjerë.

Këta të fundit kanë ndërhyrë për t’i larguar nga sheshi me pretendimin për të ruajtur karakterin jopartiak të tubimit. Më pas, situata ka degjeneruar në përplasje fizike, ku Lushaj është përleshur me Dritan Goxhajn, një nga nismëtarët e kësaj proteste, duke rritur akoma më shumë tensionet në terren.

Advertisement