Connect with us

Shkrime

‘Partia e Gazetarëve’ merr pushtetin

Nga Lutfi Dervishi

Kiko i shqetësuar nga mungesa e qarkullimit të elitave politike dhe mediatike në Shqipëri, ofroi një zgjidhje në të mirë të stabilitetit të vendit dhe në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë.

Rokada e madhe sjell në pushtet gazetarët dhe flak në media pushtetarët. Pas një konsultimi të gjatë me Abun dhe faktorin ndërkombëtar Kiko vendosi për rrokadat e mëposhtme

Edi Rama drejtues i emisionit “Opinion” dhe Blendi Fevziu kryeministër.

Sali Berisha drejtues e emisionit investigativ “Fiks Fare” dhe Filip çakuli kryetar i PD-së.

Bajrajm Begaj, drejtues i emisionit “Koha për t’u zgjuar”, Bashkim Hoxha, president.

Lindita Nikolla moderatore e emisionit “Pasdite me Linditën”, Rudina Magjistari, kryeparlamentare.

Elisa Spiropali, moderatore e emisionit, “Noë”, Erla Mëhilli ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Bledi Çuci, moderator i emisionit “Në Shënjestër”, Klodiana Lala ministre e Brendshme.

Frida Krifca, drejtues i emisionit “Hapësirë e Blertë”, Marash Mirashi, ministër Bujqësie.

Dalina Ibrahimaj moderatore e emisionit “Ekonomi plus”, Aurora Sullçe, ministre e Financave dhe ekonomisë.

Bora Muzhaqi, moderatore e emisionit “Fëmijët dhe e ardhmja”, Ketrin Gjonçaj ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Belinda Balluku, moderatore e emisionit “Open”, Eni Vasili, ministre e Energjisë.

Ogerta Manastirliu, moderatore e emisionit “Trupi dhe Shëndeti”, Flamur Topi, ministër i Shëndetësisë.

Niko Peleshi, drejtues i emisionit “Arena”, Dritan Hila, ministër i Mbrojtjes.

Olta Xhaçka, drejtuese e emisionit “Task Force”, Sonila Meço, ministre e Jashtme.

Edona Bilali, moderatore e emisionit “Ekonomi plus”, Klaudia Karabolli, ministre shteti për mbrojtjen e sipërmarrjes.

Evis Kushi, moderatore e emisionit “Auditor – Arsimi”, Edlira Birko, ministre e Arsimit.

Elva Margariti, moderatore e emisionit “Bibliotekë”, Arta Marku, ministre e Kulturës.

Ilir Meta, drejtues i emisionit “Drejt”, Luan Rama kryetar i Partisë së Lirisë.

Ulsi Manja, moderator i emisionit “Me zemër të hapur”, Evis Ahmeti, ministre Drejtësie.

Endri Fuga, drejtues i emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri”.

Arben Kraja, drejtues i emisionit “Xhungel”, Artan Hoxha, Drejtues i SPAK-ut.

Advertisement