Connect with us

Kronike

Në vendin tonë nuk prodhohen zarzavate

Ndryshe nga të gjitha grupet e tjera, imporrti I zarzavateve këtë vit u rrit në mënyrë të pazakontë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se sasia e importeve totale shënoi rënie vjetore me 5.8% në janar deri në shtator.

Edhe ushqimet si një nga grupet kryesore të artikujve të importit u reduktuan me 2.7% në sasi përveç zarzavateve, importet e të cilave janë rritur me rreth 40%, ritmi më i lartë i rritjes që nga viti 2006

Gjatë 9 mujorit janë importuar mbi 34 mijë tonë zarzavate më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Nga 99 grupet kryesore të mallrave, zarzavatet rezultuan me rritjen më të madhe të importeve duke shënuar rekord historik, në një kohë që klima e vendit tonë siguron mbjellje me dy sezone qarqet me bujqësi intensive në vend

Eksportet e zarzavateve në të njëjtën periudhe janë rritur me 7% Kjo rritje është nxitur nga investimet e mëdha të grumbulluesve në magazina frigoriferike dhe në zinxhirët e eksportit dhe rritja e kërkesës nga jashtë këtë vit.

Eksportet në rritje me një prodhim në rënie kanë nxitur importet e zarzavateve të cilat këtë vit arritën kulmin, duke zëvendësuar mungesat në tregun e brendshëm të prodhimit vendas.

Të dhënat mujore të importeve të zarzavateve 2022 të krahasuara me vitin 2021 tregojnë se muajt e pranverës janar, shkurt dhe mars importet e zarzavateve janë rritur më shume.

Pas luftës në Ukrainë e cila i rriti ndjeshëm edhe kostot edhe çmimet e zarzavateve, fermerët rriten mbjelljet në fillim të verës, por gjithsesi importet mbetën të larta edhe nga qershori në shtator.

Që nga viti 2006-deri në 2021 importet e zarzavateve kishin luhatje dhe shumicën e viteve erdhën me ulje si rrjedhojë e rritjes së prodhimit vendas në fusha dhe sera.

Advertisement