Connect with us

Kronike

SHBA: Kosova, arsye për shqetësim

Ndihmëssekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Karen Donfried, ka folur për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Ajo ka thënë se SHBA-ja po shpenzon shumë kohë dhe vëmendje në Ballkanin Perëndimor dhe ka theksuar se pajtohet me BE-në që zhvillimet në veri të Kosovës janë arsye për shqetësim.

Donfried  tha se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës s’është zgjidhje dhe situata e krijuar ka potencial për eskalim të mëtejshëm në terren.

Ndihmëssekretarja e SHBA deklaroi se duhet të vazhdohet me implementimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar në Bruksel, përfshirë edhe fillimin e bisedimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

I pyetur për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kërkesë edhe e partnerëve ndërkombëtarë, Kurti dje u shpreh se ka nëntë vjet që përgjigjet për këtë çështje dhe se nuk ka përgjigje të re “për pyetje të vjetër”.

https://www.youtube.com/watch?v=x0uzXiOBzHw

Advertisement