Kronike
Merr fund liria për Alqi Bllakon
Vetëm disa javë ka zgjatur shija e lirisë për deputetin Alqi Bllako. Pas vendimit për të qëndruar në arrest shtëpie ai do të rikthehet në burg.
Gjykata e Apelit të Posaçëm, vendosi të pranojë kërkesën e SPAK, I cili kërkoi që Bllako të qëndrojë në burg, me dyshimin se ai mund të ndikonte në marrjen e provave dhe tek persona të tjerë.
Në kërkesën e apelimit, që SPAK I drejtoi apelit të GJKKO, përmendej edhe rreziku se ish deputeti Bllako, mund ti largohej drejtësisë dhe ti shmangej një dënimi të mundshëm.
Alqi Bllakos, iu vunë prangat më 1 prill të këtij, viti, I akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Ai akuzohet për falsifikim dokumentacioni në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, duke rritur vlerën e shpronësimit.
Po ashtu ai akuzohet se ka favorizuar shoqërinë përfituese të koncensionit, në këmbim “të përfitimeve të parregullta” me një vlerë prej afro 150 mijë dollarë, të cilat kanë shkuar në formën e pagesave të larta mujore për babanë e tij, i punësuar pranë inceneratorit të Tiranës.
Po kështu Bllako akuzohet se ka favorizuar biznesmenin Klodian Zoto për ndërtimin e inceneratorit dhe në këmbim ka përfituar një shumë prej 14 milionë lekësh.
Ish-deputeti Bllako është vendosur njëherazi dhe nën hetim pasuror ashtu sikurse ish eprori i tij Lefter Koka, që pret në paraburgim mbylljen e hetimeve, megjithëse ka dorëzuar disa shkresa për të lënë qelinë.