Connect with us

Kronike

Qiell më i sigurtë për Ukrainën

“Sistemet e mbrojtjes ajrore kanë mbërritur në Ukrainë! Këto armë do të forcojnë ndjeshëm ushtrinë ukrainase dhe do ta bëjnë qiellin tonë më të sigurt.” – Kështu shkruan në Twitter  Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov. Sipas Kievit, sistemet vinin nga Shtetet e Bashkuara, Spanja dhe Norvegjia.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, nuk pranoi të komentojë një artikull në “Wall Street Journal” në lidhje me bisedimet e supozuara të këshilltarit të sigurisë kombëtare amerikane, me zyrtarë të lartë rusë për reduktimin e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë.

“Nuk kemi çfarë të komentojmë për këtë publikim. Gazetat anglo-saksone publikojnë shumë lajme të rreme. Ne kemi deklaruar vazhdimisht se pala ruse mbetet e hapur për të arritur qëllimet e saj përmes negociatave, por për momentin nuk e shohim një mundësi të tillë, sepse Kievi madje ka miratuar një ligj për të mos vazhduar negociatat me palën ruse”. – tha Dmitry Peskov

E menjehershme ka qene kundërpërgjigja e Kievit

Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i deklaroi se Ukraina nuk ka refuzuar kurrë, në kushte të caktuara, të negociojë me Moskën, kushte që Rusia nuk do t’i pranojë dhe për këtë arsye Kievi është gati për bisedime “me liderin e ardhshëm të Rusisë, por jo me Vladimir Putin

Në ditën e 260 të luftës, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, përjashtoi një evakuim masiv të qytetit, por u bëri thirrje qytetarëve që të rezervojnë ushqime ose të largohen nga kryeqyteti nëse munden.

Advertisement