Connect with us

Kronike

Emigrantët përplasin Metën dhe Ramën

Diskutimet për emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, pas deklaratave të bëra nga sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, e cila tha se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe shumë prej tyre i etiketoi si persona me rekorde kriminale.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë pwr Skynews është shprehur se është ende në pritje të një kerkim-faljeje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për komentet e sekretares së Brendshme Suella Braverman, duke I cilësuar deklaratat e saj të ekzagjeruara dhe se bëhen për qëllime elektorale.

Por pas kësaj deklarate nuk kanë munguar edhe ironitë nga kryetari I partisë së Lirisë Ilir Meta teksa ka thënë se e vetmja gjë që po I largon shqiptarët është keqqverisja e Edi Ramës, duke shtuar se ora e llogaridhënies po afron duke ju referuar protestës së thirrur nga Berisha të shtunën në 12 nëntor.

Advertisement