Connect with us

Kronike

Protestojnë shqiptarët në Londër

Emigrantet shqiptarë janë bashkuar për të protestuar kundër racizmit të vazhdueshëm që po ju bëhet në Britani.

Në protestën e mbajtur këtë të shtunë në orën 10:30 , në  urën ‘Westminster’, shqiptarët kërkojnë largimin e sekretares së brendshme britanike, Suella Braverman.

Me veshje kuq e zi, këngë shqip dhe pankartat në duar që shkruajnë : “Shqiptarët s’janë kriminela”, “Suella Braverman të na kërkojë falje”, shqiptarët përcollin mesazhin së ata janë taksapagues dhe kontribues në shoqërinë britanike dhe nuk kanë të bëjnë fare me etiketimet që kanë marrë së fundmi.

Sekretarja britanike i cilësoj shqiptaët si kriminela dhe pushtues dhe se numri më I madh I emigrantëve ilegalë që kalojnë për në britani janë shqiptarë.

Shqiptarët janë shprehur se dhe në vendet e punës janë ndjerë të kërcënuar dhe se gjithcka nga ana e tyre tashmë merret si provokim.

Tensione  ka patur dhe midis dy qeverive ku Rama akuzoj qeverine britanike si fajtor të vetëm për largimin masiv të shqiptarëve, ndërsa kryeministri I ri I branis ju kundërpërgjigj duke thënë se marrëdhënia midis dy vendeve ka qenë gjithmonë e mire.

Advertisement