Connect with us

Kronike

Çmimet e fluturimeve do rriten

Nëse tre vitet e fundit të fluturoje nëpër Europë ka qenë mjaft lirë, me bileta që zbritën deri në 20 euro në një drejtim, sidomos për destinacionet italiane, nga viti i ardhshëm çmimet do të rriten më shumë.

Shtrenjtimi më i madh është për Romën, që është dhe një nga destinacionet kryesore ku fluturojnë shqiptarët.

Burime nga tregu pohojnë se shtrenjtimi lidhet me dy arsye. Së pari është rritja e kostove në përgjithësi, sidomos atyre të karburanteve. Një tendencë e ngjashme ka ndodhur dhe me operatorët e tjerë ajrorë kudo në botë.

Së dyti dhe më e rëndësishmja është rritja e dominimit të tregut.

Autoriteti i Aviacionit Civil, pohon në raportin e fundit se rritja ka qenë e lidhur me çmimet konkurruese dhe destinacionet e shumta.

Çmimet e lira dhe heqja e kufizimeve që u vendosë gjatë pandemisë, së bashku me kthimin e Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka shtuar ndjeshëm fluksin e pasagjerëve që udhëtojnë përmes Rinasit.

Sipas INSTAT, për periudhën janar-shtator 2022 fluturuan përmes ajrit 3.9 milionë pasagjerë, pothuajse dyfishim në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Advertisement