Kronike
Biden Xi Jinping shtrëngojnë duart
Një shtrëngim duarsh, një nga buzëqeshjet më të pritura mes presidentit kinez Xi Jinping dhe Joe Biden në Bali, në Indonezi, në prag të samitit të G20.
Presidentët e Kinës dhe të Shteteve të Bashkuara zhvilluan një takim dypalësh tre-orësh, gjatë të cilit thanë se ishin të gatshëm të gjenin “kursin e duhur të marrëdhënieve, përmes shkëmbimeve të sinqerta”.
Presidenti kinez u shpreh i hapur për bashkëpunim
“Bota pret që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të menaxhojnë siç duhet marrëdhëniet e tyre,” tha presidenti kinez. “Takimi ynë ka tërhequr vëmendjen e botës, ndaj duhet të punojmë me të gjitha vendet për t’i dhënë shpresë më të madhe paqes botërore”
Të dy liderët ranë dakord që armët bërthamore të mos përdoren në Ukrainë, por nuk ranë dakord për Tajvanin.
Gjithçka është gati në ishullin indonezian për samitin e 20 të fuqive botërore. Të martën dhe të mërkurën, liderët do të mblidhen për të diskutuar, ndër të tjera, për luftën në Ukrainë, krizën klimatike dhe tranzicionin energjetik dhe dixhital.