Connect with us

Kronike

Zyrtarisht tetë miliardë njerëz

Kemi arritur shifrën 8 miliardë në Tokë dhe rritja e popullsisë së botës nuk do të ndalet së shpejti, duke krijuar një ndikim në ndryshimin e klimës.

Shpërndarja e popullsisë nuk është e drejtë, teksa më shumë se gjysma e popullsisë së botës, në fakt, jeton në Azi.

Demografja Raya Muttarak thotë se emetimet e gazeve serrë kanë të bëjnë me nivelet e të ardhurave, jo me shpërndarjen e popullsisë.

Sipas saj, 10% e popullsisë së botës, është përgjegjëse për rreth 50% të emetimeve të gazeve serrë dhe përfaqëson vetëm 770 milionë njerëz në Planet, ndërsa 50%, e cila përfaqëson afërsisht 4 miliardë njerëz në botë, ka vetëm 12% emetime.

Marrëdhënia midis aktivitetit njerëzor dhe ndryshimit të klimës është vërtetuar prej kohësh: Ndikimi mjedisor i rritjes së popullsisë do të varet nga sa do të jemi në të ardhmen. Vlerësimet variojnë nga një kulm i popullsisë prej më pak se 9 miliardë, në mbi 12 miliardë rreth vitit 2100.

Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike parashikon se rreth 3% e popullsisë së botës do të zhvendoset nga ndryshimet klimatike deri në vitin 2050. Emigrimi dhe Migrimi i detyruar në shkallë të gjerë mund të dëmtojë shumë përpjekjet për zhvillim, kjo edhe nëse respektohet pragu prej 2 gradë celsius i vendosur nga marrëveshja e Parisit. Shkencëtarët paralajmërojnë se nuk mund të përjashtohen skenarë ekstremë prej më shumë se 4 gradë rritje temperature prej gazrave serrë.

Advertisement