Kronike
Osmani paralajmëron zgjedhje në veri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se sipas të gjitha gjasave, data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të komunave në veri, do të jetë 18 dhjetori. Sipas saj, vendimin për datën e mbajtjes së zgjedhjeve do ta bëjë publik më 15 nëntor.
“Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët serbë të Kosovës se vendimi për shpalljen e zgjedhjeve është detyrim kushtetues që ka lindur nga akti i dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave. Assesi nuk është çështje dëshire apo vendim që mund të ndryshohet, sepse nuk ka rrugë tjetër”, theksoi Osmani.
Katër komunat e banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan – janë pa kryetarë qysh nga 5 nëntori, pasi ata dhanë dorëheqje në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa serbe.
Por shumë analistë mendojnë se nuk ka kushte për zgjedhje në Veri dhe se ato mund të përdoren për të ngritur tensione dhe konflikte.