Connect with us

Kronike

Rama dhe Blushi përplasen për portin

Porti i Durrësit ka ndezur debate të shumta mes forcave politike. Këtë të mërkurë Kryeministri Edi Rama u është rikthyer sërish akuzave të opozitës. Kreu i qeverisë në një postim në tëiter shkruan se ky project do t’u shërbejë durrsakëve që të shohin fytyrën e vërtetë të armiqve të së ardhmes.

Menjëhër pas këtij postimi reagim ka patur edhe nga Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Ndezjen e debatit për ndërtimin e Portit të Durrësit e shkaktoi kërkesa e qeverisë për të kaluar marrëveshjen ne Kuvend me procedurë të përshpejtuar. Opozita akuzon qeverisë së pas projektit për ndërtimin e projektit të Durrësit, fshihet një aferë korruptive, kriminale dhe mafioze, ndërsa kërkojnë më shumë transparencë nga qeverisë na lidhje me projektin. Dy liderët e opozitës Ilir Meta dhe Sali Berisha bëjnë vazhdimisht dalje publike duke e cilësuar projektin si aferë korruptive e kreut të qeverisë.

 

Advertisement