Connect with us

Kronike

Veriu i tensionuar/ Akuza e rëndë e Haradinajt

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se ky i fundit duket sie ka skenar për ndarjen e Kosovës.

Duke komentuar situatën në veri të bendit, Haradinaj tha se Kurti ka vënë në vështirësi marinsat amerikanë në veri të Kosovës, me vendimin për targat e makinave.

“Kjo që po ndodh me targat po të kishte ndodhur në koordinim me Amerikën do të kishim folur për atdhedashuri. Por veprimet e Kurtit po e çojnë vendin në një drejtim tjetër. Dyshimet janë tani se Kurti ka skenar për të ndarë Kosovën”-tha ish kryeministri.

Haradinaj tha se mungesa e veprimeve të koordinuara me SHBA-të iu kanë dhënë serbëve justifikim për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.

Advertisement