Connect with us

Kronike

‘Greqia nuk i njeh kufijtë e saj’

Presidenti Erdogan gjatë një konference për shtyp nga samiti I G20, u shpreh se Greqia nuk i njeh kufinjtë e saj. Erdogan nuk nguroi të sulmonte hapur Greqinë duke e paralajmëruar të mos ngatërrohet me Turqinë. Presidenti turk nuk I ka ndalur kërcënimet e tij me shprehjen “mund të vijmë papritur një natë”.

“Në Greqi ka 2-3 emra që nuk rrinë të qetë, vazhdimisht bëjnë deklarata të tilla, vazhdimisht thonë fjalë të tilla, nuk i dinë kufijtë”, shtoi Erdogan.

Presidenti Erdogan referuar dhe çështjes së ishujve të Egjeut lindor theksoi se pavarësisht armatimit me armë dhe avionëve ushtarakë që Greqisë mund t’i vijnë në ndihmë, asnjëra nga ato nuk do të jenë të dobishme, pasi Turqia është shumë më e fuqishme, referuar kështu dhe historisë.

Advertisement