Connect with us

Kronike

Aksident në Cërrik, makina me targa të huaja…

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Cërrik, ku një person ka mbetur i plagosur. Aksidenti ndodhi në afërsi të kryqëzimit në aksin e rrugës kombëtare Cërrik-Belsh.

Makina me targa të huaja përplasi një biçikletë, ku për pasojë drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Drejtuesi i biçikletës u transportua menjëherë për në spital. Policia ka dokumentuar provat në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkakun shkaqet e aksidentit.

Advertisement