Kronike
Ballkani me energji të rinovueshme

Ashtu si shumë vende europianë dhe ballkani perëndimor po kërkon të fitojë pavarësi energjitike nga rusia, pas rritjes së çmimit dhe bllokimeve të shpeshta të gazit natyror nga Moska.
Këtë të enjte në Beogra u zhvillua konferena rajonale, “Mbi mundësitë në zhvillimin e energjisë së rinovueshme në Ballkanin Perëndimor”, ku moën pjesë liderë të Ballkanit, si dhe drejtues e përfaqësues të kompanive prestigjoze norvegjeze në fushën e energjisë
Konferenca u zhvillua me iniciativën e qeverisë serbe dhe asaj norvegjeze për të hapur një shteg të ri të bashkëpunimit ndër-rajonal, ku fjalën e mori edhe kryeministri Rama, I cili theksoi rëndësinë që i gjithë rajoni të bashkëpunojë për tregun energjitik.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u shpreh se tashme duhet të ndryshohen zakonet dhe të zbatohen reforma duke punuar një mënyrë tjetër.
Ndërkaq përfaqësuesi i qeverisë norvegjeze Andreas B. Eriksen, tha se Shqipëria do të jetë vend interesant për investime.

