Connect with us

Kronike

Rama këmbëngul për portin, PD ankohet në BE

Duke mos I ndalur akuzat ndaj opozitës, Kryeministri Edi Rama,ka reaguar sërisht këtë të shtunë në lidhje me projketin e portit të Durrësit duke thënë se kompania që do të ndërtojë është një ndër më prestigjiozet në Lindjen e Mesme.

Kryeministri Rama, sërish thekon se ky është investimi më i madh i huaj në rajon që do të transformojë Durrësin, ndërsa shton se kontrata më gjatë e negociuar e shtetit shqiptar me një palë tjetër, lexohet si defter hallvaxhinjsh.

Rama thotë me tej se shtetit shqiptar është ortak në një përqëindje që nuk ka qenë kurrë në asnjë projekt të mëparshëm.

Ndërkaq Partia Demokratike i ka dërguar një letë Komisionit Evropian dhe Delegacionit të BE-së në Tiranë në lidhje me projektin për ndërtimin e Portit të Durrësit. Kryetari i Grupi Parlamentar në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeja, në letër thotë se ka paraqitur shkeljet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit lidhur me parimet e konkurrencës së lirë dhe mosdiskriminimit.

Advertisement