Kronike
Kreu i FIFA zemëron Neuendorf

Bernd Neuendorf, president i Federatës Gjermane të Futbollit është zemëruar nga deklarata e fundit e kreut të FIFA-s, Infantino, i cili në prag të Botërorit në Katar, ka bërë thirrje që të gjithë të fokusohen te futbolli dhe të anashkalohen çështjet sociale në vendin arab.
“Për sa i përket zgjedhjes së presidentit të FIFA-s, ne e kemi marrë këtë vendim, nuk do të votojmë për rizgjedhjen e Gianni Infantinos, më 16 mars 2023. Nuk ka qenë e lehtë, kjo është e sigurt, por është vendimi ynë, sepse mendojmë se duhet të japim një sinjal.
Të gjithë e dinë se Gianni Infantino tashmë ka shumë konfederata në anën e tij, gjë që e bën shumë të mundshëm rizgjedhjen e tij.
Megjithatë, unë ende mendoj se pas letrës së tij dy javë më parë, leximi se të drejtat e njeriut nuk duhet të luajnë më rol dhe se duhet të fokusohemi te futbolli, është diçka që na acaroi dhe na shqetësoi. Ne menduam se duhej të sinjalizonim se nuk do ta propozonim për rizgjedhje,”- është shprehur Neuendorf, kreu i futbollit gjerman.
https://www.youtube.com/watch?v=__TJUvyBHQY

