REAGIM
Vdes ngadalë ai që bëhet skllav i zakonit
Vdes ngadalë ai që bëhet skllav i zakonit, duke përsëritur të njëjtat rrugë çdo ditë.
Vdesin ngadalë ata që nuk rrezikojnë dhe as nuk ndryshojnë ngjyrën e rrobave të tyre.
Ata që shmangin pasionin vdesin ngadalë.
Vdesin ngadalë ata që preferojnë të zezën mbi të bardhë dhe pikat mbi “i”, në vend të një grupi emocionesh, sepse pikërisht ato i bëjnë sytë të shkëlqejnë
Ngadalë vdes kush është i pakënaqur në punë. Ai që nuk rrezikon sigurinë e tij për pasigurinë për të ndjekur një ëndërr.
Vdesin ngadalë ata që nuk i lejojnë vetes të paktën një herë në jetë të braktisin këshillat që iu janë dhënë.
Vdes ngadalë ai që nuk udhëton, ai që nuk lexon, ai që nuk degjon muzike…
Dalëngadalë vdesin ata që braktisin një projekt para se ta nisin atë. Ata që nuk bëjnë pyetje për tema që nuk i njohin.
Le të shmangim vdekjen tonë në doza të vogla, duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë, kërkon shumë më tepër përpjekje sesa thjesht të marrësh frymë