Kronike
Shqiptarët 5 vite më të plakur

Shqipëria, shumë shpejt pritet të arrijë moshën mesatare të Europës.
Vetëm në dhjetë vite, shqiptarët e gjejnë veten mesatarisht 4.4 vite më të plakur, sa i takon moshës mediane.
Nga 33.2 vjeç që ishte mosha median në vitin 2012 ka arritur në 37.6 në vitin 2021, sipas INSTAT dhe Eurostat.
Ndërkohë, vendet e Bashkimit Europian janë plakur mesatarisht 2.2 vite gjatë periudhës 2012-2021, referuar Eurostat.
Popullsia e Shqipërisë do të vazhdojë procesin e plakjes dhe pritet që mosha mediane e saj të arrijë në 42,1 vjeç, në vitin 2031, thonë projeksionet e INSTAT.
Po sipas skenarit normal, pa rritje të emigracionit dhe rënie të lindjeve mosha mesatare e popullsisë Shqipërisë shkon në 50.1 vjeç në 2050 dhe në vitin 2100 arrin 61 vjeç, referuar projeksioneve të OKB-së.
Mosha mediane popullsisë nisi rritjen pas vitit 1979. Në këtë vit, sipas INSTAT mediana e popullsisë ishte 20 vjeç. Nga viti 1979-2022 mosha mediane është rritur me thuajse 18 vite.
Plakja e popullsisë vijoi me ritme të shpejta edhe këtë vit, duke arritur në 38.2 vite, sipas Instat në raport me 37.6 vite që ishte në 2021.
I njëjti fenomen përsëritët dhe në Maltë ku mosha mediane për 2021 popullsia është rinuar me është 0.3 vite çka e bën vendin më pak të plakur të Bashkimit Europian në këto 9-10 vitet e fundit.

