Connect with us

Kronike

Moti i keq ‘paralizon’ Durrësin

Prej 72 orësh rreth 30 familje në Durrës janë izoluar për shkak të ujit i cili nuk tërhiqet nga lagjja e tyre. Ata ndodhen në një ndër lagjet kryesore të plazhit të cilën e ndajnë vetëm 5 metra nga rruga kryesore.

Të hënë është kontaktuar Shtabi i Emergjencave, gjithashtu dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës të cilët kanë njoftuar se do të dërgonin zjarrëfikëse për të tërhequr ujin, por deri më tani janë të izoluar.

Nisur nga moti i paqëndruar që ka prekur vendin situata në Portin e Durrësit janë marrë të gjitha masat për sigurimin e anijeve që ndodhen të akostuara në kalatat portuale.

Tragetet që operojnë me linjën Durrës-Bari dhe anasjelltas, kanë mbërritur në Portin e Durrësit sipas parashikimeve. Nisjet mbrëmjen e kaluar nga të dyja anët e Adriatikut janë bërë më herët se parashikimi, me qëllim mbërritjen më herët në Portin e Durrësit , kjo si rrjedhojë masava të mara nga autorietet detare dhe njoftimit për rritjen e forcës së detit, erës dhe lartësisë së dallgëve në det të hapur

Anijet e peshkimit nuk kanë vijuar aktivitetin e tyre deri në një urdhër të dytë për përmirësim të kushteve të motit.

Përmirësimi i kushteve të motit pritet pas orës 10:00 të datës 23 nëntor

Advertisement