Connect with us

Kronike

Durrës/ Shpërthim me tritol në butik

Shpërthim në një dyqan rrobash në Durrës, Policia: Janë shoqëruar disa persona

Minute pas minute lajmi i shperthimit

Shpërthim me tritol në butikun në Durrës, policia

Shpërthim në një dyqan rrobash në lagjen 11, pronarja Jonida Karaboja ka deklaruar se s’ka konflikte

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shpërthimi alarmoi qytetarët/ Tritol biznesit në Durrës, zbulohet pronarja (EMRI)

Shpërthim me tritol në butikun në Durrës, policia

Foto ilustruese

DURRËS– Disa persona ende të paidentifikuar vendosën lëndë plasëse në biznesin e qytetares, Jonida Karaboja. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes në Durrës. Ishin qytetarët ata të cilët raportuan në media se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Nuk dihet nëse sulmi është kryer nga persona të cilët kanë hesape të palara me pronaren e biznesit. E gjtha mbetet ende një mister. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për ngjarjen. Policia e shtetit ende nuk ka reaguar.

Shpërthim me eksploziv në Durrës, i vihet lëndë plasëse një biznesi, alarmohen qytetarët

Shpërthim me tritol në butikun në Durrës, policia

Demet nga shperthimi

DURRËS– Qytetarët në Durrës raportuan mëngjesin e sotëm për një shpërthim. Pa minuta më pas u zbulua se bëhet fjalë për një shpërthim me eksploziv. Lënda plasëse iu është vendosur një biznesi.

Bëhet me dije se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për shpërthimin e ndodhur.

Advertisement