Connect with us

Pinknews

Patriotë patatinash/ Shpërthen moderatorja…

Sot është një ditë mjaft e veçantë për të gjithë shqiptarët, ose të paktën supozohet të jetë e tillë, kur marrim parasysh se akoma “nuk po gjindet një grup shqiptarësh” që t’i japë Shqipërisë atë shkëlqimin që meriton.

Në të njëjtën linjë mendimi është edhe moderatorja Dojna Mema, e cila me sa duket është “irrituar” nga shumë “patriot patetinash, që zgjohen një herë në vit dhe flasin për atdheun”.

Përmes një postimi në “Instagram”, Dojna ka veçuar disa nga shprehjet e shkrimtarëve të shquar shqiptarë, të cilët që në kohën e penës së tyre shkruanin për atdheun.

Duke zgjedhur disa vargje të Faik Konicës, moderatorja shprehet se “nuk kemi si të jemi krenarë për Shqipërinë, kur kemi të njëjtat problem që kishim 100 vite më parë”.

“Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqeitë.….. sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaget që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten. Por, ata njerëz që vriten për interes e për perralla [dokrra], ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme….. Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Valiu! trimëria e vertetë është ajo gë vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në sherbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie. (Faik Konica : Vepra 1, f. 271-272).”- ku ishte një nga disa fragmentet e shkëputura nga Dojna.

Statusi i Dojnës:

“Sot eshte dita kur zgjohet nje lloj katergorie “patriotesh” patatinash qe e bejne qesharak patriotizmin ne vetvete.
Fjalet e Konices jane shkruar ne 1900-en ,keshtuqe kursejeni “O sa mire me ken shqiptar” e lloj-lloj teprimesh te tilla sepse nuk eshte mire ‘me ken shqiptar’ kur ke po te njejtat probleme si njeqind vjet me pare.”

Në këtë postim nuk mungoi as komenti i Iva Tiços, e cila cilësoi se “Gjithë këta patriotët shkruajnë shqipen me gabime. Atdheu është i mirë një herë në vit në Instagram”.

 

"Patriotë patetinash"/ Moderatorja "shpërthen"

Pinknews

“Nuk e fsheh dot më gjatë”/ Çfarë po paralajmëron Juli pak para “Prime-t” të sotëm?

Juli dhe Meritoni prej të shtunës janë në një televotim, ku publiku do të vendosë se cili do të jetë finalisti i dytë i këtij edicioni.

Sakaq Graciano teksa bisedonte me Julin e ka pyetur nëse do ti vinte keq nëse aktori nuk do të përzgjidhej mbrëmjen e sotme si finalisti i dytë i edicionit të tretë të “BBV3” dhe ja si u shpreh Juli:

Juli: Unë po votohem. Nëse dal në finale sot, nuk dal të shtunën.

Graciano: Nëse nuk del në finale sot dhe nëse del të shtunën, është e njëjta pyetje për të gjithë se nuk më pëlqejnë diferencimet>.

Juli: A do më vinte keq? Po patjetër. Jam futur për t’a fituar këtë lojë, jo për të shkuar deri në finale. Do më vinte keq, pse t’a fsheh? Nuk e fsheh dot.

Graciano: A mendon se do të penalizojë grupimi që ke bërë? Edhe që është i pranuar nga goja jote

Juli: Cili grupim? Do më penalizojë kjo? Unë nuk kam pasur grupim.

 

Continue Reading

Pinknews

Prekëse/ Ish banorja e “BBV” humb babain: Gjysma e shpirtit tim u shua

Ish-banorja e “Big Brother VIP1” dhe këngëtarja e njohur Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Nëpërmjet një statusi të ndjerë, shoqëruar me një fjongo të zezë, artistja ka treguar se babai i saj ka ndërruar jetë.

“Gjysma e shpirtit tim u shua bashkë me ty babi”, ka shkruar Xheisara

Continue Reading

Pinknews

Prime dramatik/ Massimiliano vjen sot në BBV për t’u përballur me Heidin?

Olti Curri ka njoftuar sot se aktori italian Massimiliano Varresse do të futet në shtëpinë e Big Brother Vip Albania që të ballafaqohet me Heidin.

Massimiliano do të hyjë sonte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri që të sqarohet me Heidin.

Raporti që Heidi kishte krijuar me aktorin italian në Grande Fratello mori përmasa të mëdha në të gjithë shtetin italian

Kjo pasi aktori vazhdimisht ushtronte trysni mbi Heidin, duke i kërkuar llogari për djemtë e tjerë që qëndronin afër saj.

Dhuna verbale u përshkallëzua çdo ditë e më shumë derisa në Grande Fratello u fut babai i Heidit i cili i kërkoi asaj të dilte jashtë, pasi shëndeti i nënës së saj, Lajlës ishte përkeqësuar pas kësaj situate.

Heidi shpërtheu në lot, dhe mori vendimin për të lënë shtëpinë menjëherë pas spektaklit.

Nuk dihet arsyeja pse produksioni mund ta sjellë Massimilianon në Big Brother Vip Albania, pikërisht kur ajo po jeton një histori dashurie me konkurrentin tjetër në këtë format, Romeo Veshaj.

Nga ana tjetër, Heidi ka qenë në gjendje shumë të rënduar dhe është parë të shpërthejë në të qara pas debateve me Gracianon, Françeskën, Meritonin dhe Eglën.

Heidi është në nominim të vazhdueshëm deri në gjysmëfinale, dhe tashmë gara për një vend në finale dhe çmimin e madh, po bëhet shumë e ashpër për Heidin si nga konkurrentët, ashtu edhe nga produksioni.

Continue Reading

Pinknews

‘Arrita deri këtu përballë njerëzve me peshë’/ Heidi Baçi flet me konkurrentët e “BBV”

Heidi Baçi ka treguar se do ti vinte keq nëse s’do të shkonte në finalen e “Big Brother VIP”.

Gjatë një bisede me Graciano Taganin, Julian Dedën dhe Françeka Muratin, konkurrenja tha se ndihet shumë me fat që ka arritur që qëndrojë në shtëpi deri tani, duke u përballur me të gjithë banorëve të cilët kanë qenë të gjithë artistë.

Sado që jam mirënjohëse, edhe deri këtu nuk e prisja kurrë. Nga atje këtu, komplet botë e re. Nuk është se më njohin këtu, s’më njeh njeri. Vetë fakti, përballja me këto njerëz që janë të gjithë artistë. Këtë vit kanë qenë të gjithë me peshë. E të arrish deri këtu përballë njerëzve me peshë, ndihem shumë mirënjohëse me vlerësimin më të madh. Se nga hiçi, nga zero, e kam shumë të fortë këtë lidhjen këtu. Arrita deri këtu, do më vinte keq që të mos jem deri ditën e fundit”, u shpreh Heidi.

Continue Reading

Pinknews

Oriola Marashi nuk kursehet në fotot e fundit, dhuron për ndjekësit “pamje spektakolare”

Bukuroshja sapo na ka dhënë dozën e radhës të ëmbëlsisë, elegancës, por njëkohësisht duke u shfaqur edhe seksi.

Në 10 foto e fundit, modelja ka pozuar me bikini duke mahnitur të gjithë adhuruesit e saj.

Format perfekte dhe pozat e nxehta kanë çmendur ndjekësit të cilët kanë vërshuar me komente dhe pëlqime në rrjetet sociale.

Oriola Marashi nuk kursehet në fotot e fundit, dhuron për

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING