Connect with us

Politike

I zhveshur dhe i gjakosur, militantët e PD i vërsulen personit që goditi Berishën

Gert Shehu nga Kukësi, është identifikuar si personi që goditi me grusht Sali Berishën.

Ai më pas u godit dhjetëra herë nga badigardët e Berishës, të cilët e kanë marrë pothuajse të zhveshur dhe e kanë mbajtur në ambientet e SHQUP.

Aty ka shkuar Policia dhe e ka arrestuar.

‘Çrregullim psikotik’, 31-vjeçari që goditi me grusht në fytyrë Sali Berishën vuante nga sëmundje mendore (DOKUMENTI)

“Çrregullim psikotik i papërcaktuar’. Kjo është diagnoza nga e cila vuante Gerti Shehu, 31-vjeç, i cili sot në mesdite goditi me grusht në fytyrë Sali Berishën.

Report Tv ka siguruar epikrizën shëndetësore të tij, ku evidentohet qartë diagnoza e mjekut. Ka qenw nëna e të riut që e ka vënë në dispozicioon. Dokumenti i dates 16 gusht 2022.

I pozicionuar si boksier, si i iku nga duart truprojave të Berishës agresori, e qëlloi direkt me grusht

Gert Shehu 31vjeç është autori që goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së Partisë Demokratike.

Këto janë pamjet e tij teksa sulmon Sali Berishën me grusht. Ai edhe pse i pozicionuar në mënyrë agresive, ka mundur që tu shpëtojë truprojave të Sali Berishës dhe më pas ta godasë atë në fytyrë.

Gert Shehu ka përfunduar tek spitali i Trumës, me dëmtime të shumta për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij pasi, qëlloi Sali Berishën.

 

Advertisement