Rajon
Horror/ 40-vjeçari masakron me thikë nënën dhe gjyshen
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut.
Një 40-vjeçar nga Shkupi ka masakruar me thikë nënë e tij 60-vjeçare dhe gjyshen 80-vjeç duke i lënë të vdekura.
Autori është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes.
“Sot rreth orës 14:40 policia nga stacioni policor i Karposhit ka arrestuar M.J. nga Shkupi për shkak të dyshimit se rreth orës 14:20 i njëjti në banesën në rrugën “Ruzveltova” ka sulmuar me sende të mprehta nënën dhe gjyshen e tij të moshës 60 dhe 80 vjeç, të cilat kanë ndërruar jetë nga plagët e marra” thonë nga MPB për “TV21”