Bota
Alarm i kuq në Kinë/ 80% e popullsisë është infektuar
Rikthimi i Covid në Kinë gjatë dy ose tre muajve të ardhshëm është pak i mundshëm, pasi 80 për qind e popullatës janë infektuar, tha një shkencëtar i shquar i Qeverisë kineze.
Sipas REL, lëvizjet masive të popullatës gjatë periudhës së festës së Vitit të Ri Hënor ka të ngjarë që ka përhapur pandeminë, duke rritur numrin e infektimeve në disa zona. Por, një valë e re e COVID-it ka pak të ngjarë të ndodhë në një të ardhme të afërt, tha Wu Zunyou, shef i epidemiologëve në Qendrën kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Qindra milionë kinezë po udhëtojnë në mbarë vendin gjatë festës së Vitit të Ri Hënor, duke rritur frikën për një shpërthim i ri në zonat rurale, që janë më pak të pajisura për t’u përballur me shpërthime të mëdha.
Deri më 12 janar, pothuajse 60.000 persona me COVID-19 kanë vdekur në spitale, kanë thënë autoritetet. Kjo shifër erdhi një muaj pasi Kina në mënyrë të papritur hoqi dorë nga politika e ashpër e masave, e njohur si zero-COVID.