Sport
22 gola në 23 takime, Levandovski ‘mposht’ Messin
Barcelona ka siguruar një vend në çerek finalet e Kupë së Mbretit, ku do të përballet me Sociedadin. Katalansit mundën Seutën 0-5, ku protagonist ishte i zakonshmi Robert Levandovski me 2 gola. Tashmë ai ka shënuar në të katër kompeticionet ku ka luajtur më Barcelonën dhe është në rrugën e duhur për të thyer shifrat e Leo Mesit në dy sezonet e fundit të argjentinasit me klubin “Blaugrana”.
Falë dy golave të shënuar kundër Seutës në Kupën e Mbretit, polaku i ka çuar në 22 golat e realizuar në këtë sezon me Barçën në 23 takime të luajtura. Mesatarja realizuese e tij është 0.96 gola për ndeshje.
Nëse ai vijon me këto ritme deri në fund të sezonit, me siguri që do të arrijë të thyejë rekorde të tjera dhe do të arrijë të kalojë dhe një si Leo Mesi.
Në sezonin e tij të fundit me Barcelonën (2020- 2021), Mesi arriti të shënonte 38 gola në 47 takime me një mesatare prej 0.81 golash për ndeshje.
Në sezonin e parafundit (2019-2020), “Pleshti” shënoi 31 gola në 44 takime, me një mesatare 0.7 gola për takim. Golat e numrit 9 aktual të Barcelonës janë një siguri për katalanasit. 22 golat ai i ka shënuar 14 takime.
Nga këto ndeshje, Barcelona ka fituar 13 prej tyre, teksa ka barazuar vetëm një ndeshje, atë ndaj Interit në Ligën e Kampioneve.
TË TJERËT – Por Leva ka lënë pas dhe është gati të lërë pas të tjera figura madhore në historinë e klubit katalanas.
I pari në listë, që Leva do ta parakalojë shumë shpejt, është Luis Suarez. Në sezonin e tij të parë me Barçën, uruguaiani shënoi 25 gola në 43 takime.
Ndërkaq, ai ka lënë pas Ibrahimoviçin dhe David Vijën në vitin e tyre të parë si pjesë e Barçës.
Pas Luis Suarezit, i radhës në listë për t’u parakaluar nga Levandovski është Samueo Eto, i cili në vitin e parë te Barcelona shënoi 29 gola në 45 takime, shifra që Leva pritet t’i tejkalojë herët a vonë.
Shumë më të vështirë polaku do të ketë për të kaluar Ronaldo Nazarion, i cili në vitin e tij të parë shënoi 47 gola në 49 takime për Barçën.