Connect with us

Rajon

Antarësimi/ Brnabiç: Jo Prishtina…Kryekusht sanksionet

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se kushti kryesor që Serbia të hyjë në Bashkimin Europian është vendosja e sanksioneve kundër Rusisë.

“Për mendimin tim, kushti i të gjitha kushteve është vendosja e sanksioneve kundër Rusisë dhe se pa këtë, BE-ja nuk do të hapë grupe dhe kapituj të rinj për ne. Ne jemi gati edhe për dialogun me Kosovën, por të flasësh me Prishtinën, është sikur po flet me një të shurdhët” – tha kryeministrja serbe për ‘Danas’

Ajo foli gjithashtu edhe për Ballkanin e Hapur, duke thënë se gjatë këtij viti pret përparim të madh në zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Është veçanërisht e rëndësishme që ne të fillojmë lëshimin e kartave të identifikimit të Ballkanit të Hapur për qytetarët e të tre vendeve, në mënyrë që me këto karta ata të mund të udhëtojnë, të punojnë, të studiojnë, të trajtohen dhe të qëndrojnë në secilin prej këtyre tre vendeve sikur të ishin qytetarët e tyre”, tha Brnabiç

Advertisement