Kronike
70 shqiptarë të vdekur nga tërmeti, janë familje nga Kosova

70 shqiptarë kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit të fuqishëm që ra në Kahramanmaras të Turqisë ndërsa tre të tjerë janë konfirmuar në Hatay. Lajmin është bërë me dije për Kosovapress nga Kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya. Ai tha se deri më tani vetëm një familje është nxjerrë e gjallë nga rrënojat. Ai kritikon Ambasadën e Kosovës në Turqi, duke thënë se nuk po u ndihmojnë familjeve të prekura nga tërmeti. Kaya, i cili tregon se po udhëtojnë nga Adana thotë se janë duke marrë ndihma prej disa vendeve për të ndihmuar shqiptarët në Turqi. Kaya tregon se shumë nga shqiptarët që jetojnë në këto vende të prekura nga tërmeti kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe se ambasada nuk ka kërkuar asnjë lloj informacioni. Më tej, Kaya u shpres shprehet se deri më tani vetëm një familje shqiptare me katër persona është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat.

