Kosova
Të duam nënën dhe njerkën/ Rashiç për Kosovën dhe Serbinë për 17 shkurt
Ministri për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, në prag të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka folur për ndryshimin që 17 shkurti i 2008-ës solli në jetën e tyre.
Ai tha se rrethanat e ndryshuara politike kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e serbëve në Kosovë, deri në atë masë që disa kanë shtetësi të dyfishtë – serbe dhe kosovare – sikur vetë ai.
“Ne kemi qenë gjithmonë serbë dhe nuk ka dyshim se kush është nëna jonë, por nëse tashmë jemi të birësuar, atëherë duhet ta duam edhe njerkën edhe nënën tonë”, tha Rashiç për BBC në serbisht, teksa dhe deklaroi –
I pyetur nëse Kosova mund të ketë një kryeministër serb në 15 vitet e ardhshme, Nenad Rashiç u shpreh –
“Të jem i sinqertë, nuk është se nuk e kam menduar kurrë se mund të ndodhë. Ndoshta kryeministri nuk është e mundur, sepse ai është njeriu i parë i pushtetit ekzekutiv, por nëse serbët e Kosovës krijojnë një subjekt politik që do të thotë të jenë të moderuar për të mbijetuar, unë vërtet besoj se ata mund të kenë një nga tre postet më të larta – president ose kryetar parlamenti” – deklaroi Ministri Rashiç