Bota
Vdekja misterioze e kushëririt të Princit Alberto II në Monako, ndalohet një person
Një person është ndaluar dhe marrë në pyetje nga autoritetet në Monako, në lidhje me vdekjen e 29-vjeçarit Antoine de Massy, kushëririt të Princit Alberto II.
Sipas mediave lokale, kamerat e sigurisë e kanë filmuar personin në parkun ku u gjet trupi i pajetë i të riut, pranë vendit të ngjarjes. Të hënën në mbrëmje, masa e ndalimit iu zgjat edhe me 24 orë.
Antoine de Massy, djali i baronit Christian de Massy dhe Cecile Gelabale, nuk ishte paraqitur në drekën tradicionale familjare të së dielës, duke shqetësuar të afërmit e tij. Pas njoftimit të policisë, autoritetet nisën kërkimet për gjetjen e tij.
Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes. Deri më tani, nuk janë bërë publike përfundime zyrtare mbi mënyrën se si ka humbur jetën i riu.
Pas lajmit tragjik, Princi Alberto II dhe bashkëshortja e tij, Princesha Charlene, shprehën trishtimin për vdekjen e të afërmit të tyre.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen, ndërsa personi i ndaluar po merret në pyetje nga autoritetet.