Kronike
Protesta, katër kazanë të djegur para Ministrisë së Arsimit! Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë
Protestuesit u kanë vënë flakën katër kazanëve mbeturinash para Ministrisë së Arsimit.
Ndërkohë ata janë larguar nga zona dhe po marshojnë në drejtim të Kryeministrisë.
Ora 15:09
Dita e 15-të, protestuesit djegin koshin e mbeturinave në mes të rrugës (VIDEO)
Në ditën e 15-të të protestës, protestuesit janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit.
Situata duket se paraqitet e qetë, përveç një episodi të djegies së një koshi mbeturinash dhe disa kartona në mes të rrugës.