Connect with us

Aktualitet

Aksident i rëndë tek ‘5 Maji’ në Tiranë, plagosen 5 persona

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Burime NTV.AL bëjnë me dije se janë plagosur pesë persona. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se tre nga të lënduarit kanë marrë plagë më të lehta. Shkaku i përplasjes së makinave nuk dihet ende. Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje

Advertisement