Kronike
Prindërit ushtruan dhunë psikologjike ndaj vajzës së tyre, 15 vjeçarja hidhet nga lartësia
Një çift bashkëshortësh në Vorë është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tyre 15-vjeçare.
Sipas të dhënave paraprake, e mitura është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për shkak të gjendjes së saj të rënduar psikologjike, ajo nuk ka qenë ende në gjendje të japë një deklarim për hetuesit.
Policia po heton rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa nga dëshmitë e familjarëve dyshohet se në familje kishte pasur konflikte dhe mosmarrëveshje të vazhdueshme.
Burime hetimore bëjnë me dije se kryefamiljari kishte dalë së fundmi nga burgu, ku kishte vuajtur dënim për veprën penale të dhunës në familje. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht përgjegjësitë dhe rrethanat e ngjarjes.