Connect with us

Politike

KAS rrëzon ankimimin e ‘Lëvizjes Bashkë’ për t’u regjistruar në zgjedhje

omisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi ditën e sotme ankimimin e ‘Lëvizjes Bashkë’ për regjistrimin në zgjedhjet vendore 2023. Në mbledhje, palët paraqitën argumentet e tyre, por KAS vendosi të rrëzojë ankimimin.

Pas vendimit të KAS, kreu i Lëvizja Bashkë, Qori deklaroi se do të vijojnë me mbledhjen e firmave për t’u regjistruar në këto zgjedhje si kandidat i pavarur.

“Ne do ta ankimojmë këtë vendim në Kolegjin Zgjedhor dhe paralelisht do të vijojmë me mbledhjen e firmave. Sot në këtë ditë festë do të thyejmë rekordin e firmave të mbledhura për Lëvizjen Bashkë dhe për mua si kandidat i pavarur. Asnjë i korruptuar nuk na pengon ne”, tha Qori në deklaratën për media.

Ai e ka quajtur politik vendimin e KAS për të mos e regjistruar në zgjedhje.

“Pse nuk duan t’ia dinë për argumentet, për ligjin, për Kodin Zgjedhor. Çfarë e shqetëson Ramën dhe Veliajn? Ata kanë frikë nga një lëvizje politike e vërtetë, nga njerëz të organizuar dhe me idealet. Ata e dinë se sa shumë na presin qytetarët. Ne do ta ankimojmë këtë vendim në Kolegjin Zgjedhor dhe paralelisht do të vijojmë me mbledhjen e firmave. Sot në këtë ditë festë do të thyejmë rekordin e firmave të mbledhura për Lëvizjen Bashkë dhe për mua si kandidat i pavarur. Asnjë i korruptuar nuk na pengon ne. Ata që na pengojnë ne nuk kanë as minimumin e argumenteve ligjore. Ne kemi institucionet e korruptuara kundër por kemi pro ligjin dhe popullin e Shqipërisë”, tha Qorri.

Advertisement