Connect with us

Rajon

Vuçiç me parashikime apokaliptike/ Betohet se do ta shpëtojë botën

Në prag të takimit të sotëm në Ohër me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se urdhërarresti i lëshuar dje nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për presidentin rus, Vladimir Putin ia vështirëson pozicionin Serbisë dhe se duhet të ketë kujdes tështuar në lëvizjet që bën. Ai gjithashtu ka akuzuar Perëndimin për presion ndaj shteteve që nuk janë kthyer ashpër kundër Rusisë, duke I vendosur sanskione.

“Është fare e sigurt se bota po rrëshqet në një përshkallëzim dhe përshpejtim shtesë të konfliktit” – deklaroi presidenti serb duke shtur se serbët mund të përballen me pasoja demografike, juridike dhe të tjera, porse qëllimi është që shteti serb të jetë i sigurt dhe të evitohen konflitet dhe luftërat.

“Kjo është detyra jonë e shenjtë. S’mund të më thuash mua se çfarë janë emocionet, që unë jam i pazemër. Është detyrë e imja të jem i ftohtë, që të ruajë paqen për fëmijët tanë dhe të shpëtojë jetët e mijëra njerëzve. Do të këmbëngulë në këtë gjë”, ka thënë presidenti Vucic.

Advertisement