Connect with us

Rajon

‘Doni paqe, por mbillni erë lufte’/ Vuçiç: Me kë do bisedoni tani?

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, edhe pas urdhërarrestit ndaj Vladimir Putinit, të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë, kur kursehet të tregojë se eshte ende mbështetes i presidentit të Rusisë.

“Unë mendoj se është një vendim që do të ketë pasoja të këqija politikisht, pasoja të këqija në jetët e njerëzve dhe që tregon se ka një hezitim për të diskutuar për paqen, për të diskutuar madje edhe një armëpushim, për të diskutuar për shpëtimin e jetëve njerëzore”, tha Vuçiç.

“Shkëlqyeshëm, e keni akuzuar për krimet të rënda lufte. Po me kë do bisedoni tani për paqen? Apo ndoshta nuk do të flisni? Apo ndoshta nuk doni paqe, por të gjithë jeni duke pritur për humbjen e tij? Pra, sa kohë duhet të presim? Edhe sa vite?”, pyeti presidenti i Serbisë.

 

Advertisement