Politike
‘1 mijë euro një biftek sa një ka’, Berisha akuzon Ballukun për…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin për bashkinë e Klosit, për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Mes të tjerash Berisha ka renditur shkeljet dhe aferat e kësaj qeverie, ku përmendi edhe udhëtimet e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, për të cilën tha se u disbursuan 22 milion lekë.
“Belinda e cila ulet e porosit biftekun sa një ka 1 mijë euro, a mund të qajë hallin tuaj ajo zonjë e cila po lexoja sot disbursimet e Thesarit për një udhëtim jashtë shtetit si ministri kanë përdorur 22 mln lekë. A mund të lejojmë të na vjedhin e varfërojnë ne në këtë mënyrë?
Këto zgjedhje kërkojnë që ne të bashkohemi”, ka deklaruar Berisha.