Kosova
Gjermania me sytë nga Ohri/ Roth: Shans real për tu bërë pjesë e BE
Deputeti gjerman, Michael Helmut Roth, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur më 18 mars në Ohër, duhet të zbatohet nga të dyja palët dhe se është një sfidë për Kosovën dhe Serbinë.
Si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut, ai tha se tani janë momente vendimtare për të ardhmen e Serbisë dhe Kosovës dhe rruga për të dyja vendet është drejt Bashkimit Evropian.
Deputeti gjerman u shpreh se duhet pasur parasysh që shoqëria civile në Serbi është jashtëzakonisht e ndjeshme kur bëhet fjalë për Kosovën, “por në fund ajo që na duhet vërtetë është lidershipi i guximshëm”.
Roth ka folur edhe për qëndrimin e përgjithshëm të Gjermanisë ndaj zgjerimit të BE-së, veçanërisht në lidhje me Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, BE-ja ka humbur kohë të çmuar dhe ka humbur shumë besim në rajon në vitet e fundit.