Connect with us

Politike

Zgjdhjet e 14 majit/ 100 mln lekë në dispozicion të partive politike

Me 67 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dhënien e fondeve për partitë politike në zgjedhjet e 14 majit. Janë në total 11 parti që përfitojnë nga fondi vjetor prej 345.6 milionë lekësh, mes të cilave edhe “Nisma Thurje” e vetmja forcë politike që ka marrë para edhe pse në zgjedhjet e 25 prillit 2021 nuk siguroi asnjë mandat deputeti.

Fondi total për vitin 2023 është 245 milionë lekë dhe do të ndahet si më poshtë:

PS: 151 milionë lekë

PD: 106 milionë lekë

PL: 15 milionë lekë

PSD: 12 milionë lekë

PR: 11 milionë lekë

PDIU: 9 milionë lekë

PBDNJ: 8 milionë lekë

PAA: 8 milionë lekë

LZHK:  8 milionë lekë

PLL: 8 milionë lekë

Nisma Thurje: 6 milionë lekë.

Politike

‘Krenar për ju’/ Vizita në Athinë, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot takimin me emigrantë shqiptarë në Greqi. Takimi i shumë kritikuar në vendin fqinj, do të zhvillohet në orën 11:00.

Kreu i qeverisë ka publikuar një video në rrjetet sociale pak momente më parë me moton “Krenar për ju”, ndërsa bashkëngjitur është flamuri shqiptar dhe ai grek.

 

 

 

 

Continue Reading

Politike

“Do ta shoqërojnë rreth 150 persona”/ Rama sot në Athinë, media greke zbardh axhendën e takimeve

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë në Athinë, nën masa të rrepta sigurie. Mësohet se takimi me emigrantët shqiptarë do të nisë pas mbërritjes së tij në “El. Venizelos” në orën 8.30-9.00 të mëngjesit.

Qindra punonjës policie (MAT, EKAM, OPKE, DIAS, Siguri, Qarkullim) do të jenë në dispozicion për të siguruar kalimin e qetë të Edi Ramës në vendin ku do të zhvillohet fjalimi dhe për ta mbrojtur atë deri në momentin e largimit të tij. Sipas informacioneve të protothema.gr, Edi Rama do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona. Në këtë shoqërim do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në Teatrin e mbyllur të Krishtlindjeve të Galatsit.

Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, por Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe do të shpërndahen broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.

Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët e tij në Galatsi, ndërsa në orën 18:00-19:00 pasdite do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina. Rama në llogarinë e tij personale në Facebook ftoi shqiptarët që ndodhen në Athinë apo pranë kryeqytetit grek të marrin pjesë në tubimin që do të mbajë në Galatsi

 

 

Kryeministri në postimin e tij foli për një “moment të rëndësishëm krenarie për të gjithë shqiptarët në Greqi”. Ftesa shoqërohet me një pamje nga Akropoli dhe flamujt e Shqipërisë dhe Greqisë.

Continue Reading

Politike

Berisha: Sot të rinjtë shqiptarë janë njerëzit më të përçmuar dhe më të nënvlerësuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetar, u shpreh se Tirana është bërë qyteti i ndaluar për të rinjtë e Shqipërisë.

‘Sot i riu dhe e reja shqiptare janë për fatin më të keq të kombit tonë, njerëzit më të përçmuar dhe më të nënvlerësuar’, tha kryedemokrati gjatë fjalës së tij.

Sali Berisha: Përshëndetjen më të përzemërt oratorëve fjalëzjarrtë që nga kjo platformë u përcjellin shqiptarëve në të katër anët e dheut të vërtetën e tyre të hidhur.

Të vërtetën që përjetojnë ata dhe kombi nën diktaturën, tiraninë e krimit, vjedhjes, drogës dhe mashtrimeve.

Miqtë e mi, sot i riu dhe e reja shqiptare janë për fatin më të keq të kombit tonë, njerëzit më të përçmuar, më të nënvlerësuar.

Janë njerëz pa fat në vendin e tyre dhe ata për shkak të një shpresëvrasësi që me politikat që ndjek ndaj tyre, politika kryekëput armiqësore, i detyron të emigrojnë, të largohen nga vendi njëlloj siç largohen bashkëmoshatarët e tyre nga Siria, që përjeton luftën civile.

Miqtë e mi, për një të ri është e pamundur në qoftë se prindërit e tij janë të varfër, dhe sot në shumicë të tillë janë, të ndjekë universitetin sepse së pari si një satër mbi të ardhmen e tij e pret mesatarja që Edi Rama në një akt armiqësor e rrit për t’i përjashtuar nga universitetet. Për t’u vrarë ëndrrën e tyre universitare.

Të tjerët i pret tarifa e tretë më e lartë në Europë, paçka se prindërit e tyre kanë të ardhurat më të ulëta në Europë.

Të tjerët i pret papunësia dhe çdo njëri prej tyre që ëndërron të ngrejë folën e jetës së tij në Tiranë, e ka të pamundur.

Tirana është sot qyteti i ndaluar për rininë shqiptare me çmimet stratosferike të banesave, më të shtrenjta se në Bruksel, se në Holandë dhe se në shumicën e vendeve të BE, ato nuk mund të blihen nga të rinjtë shqiptarë.

Ndaj dhe ata, pothuajse njëlloj si të rinjtë sirianë, largohen nga vendi i tyre me mijëra e mijëra, dhjetëra mijëra në vit.

Vetëm këto 10 vite, mbi 520 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria.

Shqipëria renditet e dyta për largimin e adoleshentëve, e të miturve që marrin rrugët e botës.

Continue Reading

Politike

Rama në Athinë/ Tabaku akuza qeverisë: Diasporën e kanë trajtuar si spektaktore

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku e akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e përdor takimin që pritet të ketë nesër me shqiptarët në Athinë për të rritur pikët e qeverisjes.

Sipas saj, qeveria e ka trajtuar diasporën si “spektatore” duke mos i garantuar të drejtën e votës.

“Diaspora jeton e punon me mendjen e zemrën në Shqipëri! Shqipëria nuk mund t’i falë vetes shndërrimin e diasporës në një mizanskenë teatri për të rritur pikët e atyre që diasporën e kanë trajtuar si spektatore.

Dhe kjo pasi në 3 mandate nuk ka siguruar as të drejtën bazë të votës së diasporës dhe përfaqësimit politik të saj. Në 12 vite qeverisje kemi parë lloj-lloj sajesash ministeriale por kurrë një ministri për diasporën. Arsyeja? Shpërfillja! Pa folur më tej për angazhime reale në draftimin dhe angazhimin në abetare dhe shkollim për fëmijët e shqiptarëve”- shkruan Tabaku.

Më tej, ajo shkruan se temë kryesore e takimit të nesërm duhet të jetë diskutimi sesi diaspora mund të kthehet të investojë në Shqipëri.

“Bashkëkombasit tanë meritojnë më shumë se sa një plate ku vëmendja nuk janë ato por kryeministri. Meritojnë një platformë ku ata janë në tavolinën e bashkëbisedimit dhe jo në karrigen e duartrokitësit.

Diaspora ka nevojë të diskutojë si mund të investojnë në Shqipëri, si vitet e tyre të sigurimit nuk kanë humbur po do marrin një pension të denjë si dhe çfarë roli ka dhe do ketë ajo në shtetin tonë, pasi kontributi diasporës historikisht ka qenë i çmuar! Aq sa duhet diskutuar realisht se si mund të kontribuojë për të gjallëruar ekonominë që nuk po rritet. Dhe janë mundësi të humbura prej 11 vitesh për debate të tilla dhe sot nuk mund të përdoret sakrifica e tyre si flamur elektoral.

Diaspora është shpirti dhe copa e dytë e zemrës së Shqipërisë që prej rilindjes ku kontributi saj ka qenë jetik për kombin tonë. Ndaj ajo është më e rendësishme se sa tallja dhe përdorimi politik!”- përfundoi deputetja.

Continue Reading

Politike

“Arsimi në emergjencë kombëtare”/ Xhixho kërkon interpelancë me Manastirliun: Koha për llogaridhënie

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka kërkuar një interpelancë me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu, pasi sipas saj arsimi është në emergjencë kombëtare dhe duhet të merren mara urgjente. Në një postim në rrjete sociale, Xhixho shkruan se arsimi është në ditët e tij më të këqija dhe se degët e mësuesisë janë të rrezikuara, për shkak të rënies së mëtjeshme të regjistrimeve të nxënësve në fillim të vitit të ri akademik. Xhixho shkruan se ky dështim ngarkon me përgjegjësi qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit në mënyrë të veçantë, ndaj dhe kërkon një interpelancë me ministren Manastirliu.

Postimi i plotë i Xhixhos

Arsimi në emergjencë kombëtare, ndaj kam kërkuar interperlancë urgjente me Ministren e Arsimit. Koha për llogaridhënie përballë qytetarëve! Arsimi në Shqipëri është në ditët e tij më të këqija. Shpopullimi ka mbyllur shkolla dhe degë studimi në universitete, ndërsa bashkë me numrin e nxnësve dhe studentëve, po bie edhe numri i mësuesve.

Degët e mësuesisë janë të rrezikuara, pasi mashtrimi i qeverisë për të mbështetur me bursa studentët që regjistrohen në to do të ndikojë në rënien e mëtejshme të regjistrimeve në fillim të vitit të ri akademik. Rezultatet e testeve PISA pak muaj më parë treguan dështimin e politikave arsimore dhe rënien e përgatitjes së nxënësvnë një nivel të paprecedentë. Shqipëria renditet e 62-ta ndër 80 vendet e marra në shqyrtim nga PISA. Jemi më keq se në 2018, akoma më keq se në 2015 dhe shumë më keq se në 2012.

Arsimi sot është në emergjencë kombëtare. Ky dështim ngarkon me përgjegjësi qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit në mënyrë të veçantë. Duke e konsideruar të domosdoshme marrjen e masave urgjente për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe transparencën me qytetarët për strategjinë që duhet të ndiqet për ta ringritur arsimin, kam kërkuar në interpelancë ministren e Arsimit, Znj. Ogerta Manastirliu.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING