Politike
Meta dhe Berisha bashkojnë forcat në ‘Air Albania’
Sot, koalicioni “Bashkë fitojmë” nisi zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. • Prej orës 12.00, në stadiumin “Air Albania”, liderët e 4 partive në koalicion po shpalosin programin e tyre, ndërsa pritet një fjalim nga kryedemokrati Sali Berisha, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kandidatët që do të garojnë për 61 bashkitë e vendit. • Koalicioni përbëhet nga Partia Demokratike (Sali Berisha, pasi Enkelejd Alibeaj me siglën dhe vulën e PD do të hyjë veç në garë), Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe Partia për të Bashkimi për të Drejtave të Njeriut. • Megjithatë edhe pse jo në koalicion, shumë nga aleatët e PD-së janë shprehur të gatshëm që të ndihmojnë kandidatët në qarqe. • Fushata e opozitës nis sot, deri më 12 maj, pasi më 13 është disa e heshtjes zgjedhore, ndërsa më 14 maj, qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit.
U çua për fjalim! Pengohet Floriana Garo, demokratët njëzëri: Syri i keq!
U çua për fjalim! Pengohet Floriana Garo, demokratët njëzëri: Syri i keq!
FOTO- Belind Këlliçi futet në stadium…me autobus
Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi ka zgjedhur një formë origjinale për t’u prezantuar para demokratëve në nisje të kësaj fushate elektorale. Këlliçi ka hyrë me autobus në stadiumin “Air Albania”.
Duket se kjo është një formë për të shpalosur programin e tij për transport publik falas.
ME FOTO- Fjalë tek veshi! Berisha i afrohet Metës, i jep një MESAZH
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duket se ka pasur diçka për t’i thënë kolegut të tij, Ilir Metës. Në nisjen e fushatës elektorale të koalicionit “Bashkë fitojmë” në stadiumin “Air Albania” teksa kandidatët prezantoheshin, Berisha është afruar në vesh të Metës dhe i ka thënë diçka. Mesa duket paska qenë e rëndësishme pasi Meta duket i përqëndruar në atë që po i thotë kryedemokrati.