Pinknews
Pasi i tha “po” Luizit/ Kiara “hap zemrën”: Ja si e ëndërroj dasmën tonë
Luiz Ejlli i ka suprizuar të gjithë mbrëmjen e djeshme pasi propozoi për martesë Kiara Titon.
Kiara i tha po Luizit dhe pranoi që të bëhet zyrtarisht gruaja e tij.
Ajo sëbashku me Bledi Manen u eleminuan nga Big Brother Vip mbrëmjen e djeshme, por ajo në “Fun Club” ka zbuluar se si ëndërron që të jetë dasma e saj me njeriun e zemrës.
Gjithmonë kur kam qenë e vogël, kam ëndërruar që të martohem në kishë. E kam imagjinuar veten me një fustan të gjatë, teksa futem në kishë me babin. Pa diskutim që kisha do të jetë njëherë, kështu e imagjinoj. Pastaj pjesa tjetër, ose plazh, ose stadium, sepse kemi ftuar gjithë ata njerëz”, tha ajo.