Connect with us

Politike

Berisha: Olsi Rama, kryeson në lojërat ilegale të fatit, mashtron europianët me call-centre

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet sot nga qytetarët në lidhje me veprimtarinë e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

Ai tha se ky i fundit kryeson në lojërat ilegale të fatit, ndërsa i mbrojtur sipas tij nga vëllai i tij kryeministër, se Rama iu dha përfitime familjes së tij nga ndërtimi i Air Albania.

“Kur u shkatërrua stadiumi kombëtar, me vlera të mëdha historike, Rama bëri be dhe rrufe se ato gurë dhe pllaka, do i kthente siç ishin. Në vend të tyre riktheu kullën Kristaq Rama. Dyqanet e pafundme ia dha familjes së tij. E vërteta është se Olsi Rama, që me rikthimin e tij në Shqipëri, u gjet i implikuar fuqishëm me Xibrakët, për drogën dhe me Xhafën për kazinotë. Lukunia e tij nuk ka të ndalur. Ai erdhi me një grup, të famshmin Gerti Hala dhe një Shkëlqim Lumani, me të cilin menaxhon kazinonë e kullës Kristaq Rama. Në transaksionet që keni parë, toka që është bërë 350 mijë euro, është shtiru pas 60 ditësh me 26 mln euro. Asnjë dosje që lidhet me Ramën dhe rrethin e tij, nuk ecën, por bllokohet. Ndaj rruga e vetme është protesta. Mbeten qytetarët që të thonë fjalën e tyre. Ne jemi të sigurt që Olsi Rama është sot njeriu më kryesor në lojërat ilegale të fatit. Është kryesor në vjedhjet që i bëhen qytetarëve europiane me call-centre. Vendi i tij duhet të jetë para ligjit. Do të bëjmë gjithçka që ky qytetar shqiptaro-amerikan të vlerësohet dhe nga drejtësia e SHBA-ve. Ligjin e Lojërave të fatit s’e votojmë. Është ligji i Olsi Ramës!”, tha Berisha.

Advertisement