Aktualitet
Kujdes Kosovën…Ballkani po shpërbëhet/ Dështojnë SHBA dhe BE – Shkrim nga NTV | Editorial NTV.AL
Profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer, në një analizë të publikuar në Peace.net, ka thënë se situata në Ballkan po përkeqësohet, duke paralajmëruar se Bosnja po përballet me kërcënimin e ndarjes, ndërsa në Kosovë, sipas tij, gjendja ka vazhduar të përkeqësohet, kurse me rënien e Gjukanoviçit në Maqedoninë e Veriut, analisti amerikan thotë se Vuçiç tashmë e ka marrë Malin e Zi. Serwer në analizën e tij thotë se “në Bosnje dhe Hercegovinë, anëtari serb i presidencës shtetërore Milorad Dodik ka konfirmuar synimin e tij për të shpallur pavarësinë e Republikës Srpska”. “Nominalisht, ai synon integrimin në Serbi. Problemi i tij aktual është se drejtësia shtetërore nuk do ta lejojë atë të shpronësojë tokën publike në Republika Srpska, që i nevojitet si kolateral për kreditë që ai planifikon të rifinancojë nga Rusia dhe burime të tjera të dyshimta këtë verë” – shkruan Daniel Serwer Sipas tij, Dodik ka kohë që ka kërkuar t’i shmanget kontrollit të shtetit dhe komunitetit ndërkombëtar. “Dodik duhet të gjejë një shtëpi ku nuk rrezikon arrestimin por nuk ka gjasa që Serbia të hapë dyert e saj sepse kjo do të zemëronte shumë Brukselin dhe Uashingtonin” – shkruan Serwer Profesori i njohur amerikan thotë gjithashtu se në Kosovë gjendja ka vazhduar të përkeqësohet. “Presidenti serb Vuçiq ka dëshmuar në dy mënyra se i kontrollon serbët në veri të lumit Ibër. Zgjedhjet e fundit atje dhe mosvotimi rikonfirmuan se Beogradi historikisht ka urdhëruar të gjitha trazirat dhe qetësirat atje. Ata që votuan zgjodhën katër shqiptarë për kryetarë komunash në komunat me shumicë serbe. Vuçiq dhe kryeministrja e tij reaguan me zemërimin e nacionalistëve etnikë, që pakica kishte përcaktuar rezultatin e zgjedhjeve për shkak të bojkotit që ata urdhëruan”. “Nuk do të doja që unë të isha një nga ata kryetar komune të zgjedhur. Askush nuk do ti mbeshtesë ata. Zemërimi i Vuçiqit ka për qëllim të maskojë faktin se ai do të vazhdojë të qeverisë de facto katër komunitetet veriore, me shumicë serbe nga Beogradi, duke përdorur rrjetin e tij të oficerëve të sigurimit dhe kriminelëve. Prishtina do ta ketë të vështirë të arrijë diçka atje” – shkruan Daniel Serwer teksa dhe shtoi në ligherate te drejtë: Mali i Zi tashmë ka rënë në duart e Serbisë. “Vuçic tashmë e ka marrë Malin e Zi. Ai ka përdorur mjete të zgjuara hibride me mbështetjen ruse për të zgjedhur një president të ri. Jakov Milatovic pretendon se është pro BE-së, por është më shumë se i dhënë pas Serbisë. Kisha Serbe, partitë politike pro-serbe dhe një mobilizim populist kundër korrupsionit e rrëzuan Milo Gjukanoviqin nga detyra. Ai ka qenë në pushtet për shumicën e tre dekadave të fundit, duke qeverisur me mbështetjen e grupeve të pakicave etnike. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 qershorit, Milatoviq do të fitojë një shumicë pro-serbe, kundër pakicës në parlament” – shkruan analisti amerikan “Mali i Zi është anëtar i NATO-s. Serbia pretendon status ushtarakisht “neutral”. Kjo duhet të jetë e mjaftueshme për të parandaluar një aneksim, por gjithashtu e dobëson aleancën duke sjellë në mesin e saj një tjetër ‘djalë plangprishes si Hungaria”, shkruan Serwer