Connect with us

Aktualitet

Shfaqi komplikacione, ndërron jetë rrugës për në spital i burgosuri

Një 52 vjeça në burgun e Fierit ka ndërruar jetë rrugës për në spital, pasi shfaqi disa shqetësime dhe komplikacione.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet se shkak i vdekjes së viktimës ka qenë një infarkt.

Shoku i dhomës ka konstatuar problemin shëndetësor dhe ka njoftuar autoritetet të cilat kanë marrë masat për ta dërguar në spital.

52-vjeçarit mësohet se në spital ka mbërritur pa shenja jete.

Advertisement