Connect with us

Lifestyle

Numri i këmbës mund të tregojë jetëgjatësinë

Sipas një studimi suedez të pak kohëve më parë, madhësia e këmbës parashikon jetëgjatësinë tuaj! Anketimi që ka përfshirë mijëra burra e gra, e ka konfirmuar punën e ekipit të ortopedëve suedezë, të cilët e kishin thënë të njëjtën gjë që në vitin 1987: numri i këmbës tregon sa gjatë jetoni.

“Sado befasuese që mund t’ju duket, madhësia e këmbës e parashikon jetëgjatësinë”, ka deklaruar Dr. Hans Bjors, epidemiolog nga Stokholmi, i cili e ka raportuar këtë studim. “I kemi përdorur të dhënat e kompjuterizuara për t’i krahasuar njerëzit nga çdo zonë e Suedisë. E kemi studiuar moshën në të cilën kanë vdekur dhe shkaktarin e vdekjes, dhe kemi zbuluar se madhësia e këmbëve definitivisht ndërlidhet me jetëgjatësinë”, ka shtuar ai.

Hulumtuesit kanë përpiluar një listë e cila tregon se sa gjatë mund të jetoni në varësi të numrit të këmbës:

Te femrat:

Numër 35: 64-69 vite

Numër 36: 70-76 vite

Numër 37: 77-82 vite

Numër 38: 78-84 vite

Numër 39: 73-75 vite

Numër 40: 70-72 vite

Numër 41: 67-70 vite

Numër 42: 66-69 vite

Te meshkujt:

Numër 41: 73-77 vite

Numër 42: 75-82 vite

Numër 43: 74-79 vite

Numër 44: 67-72 vite

Numër 45: 66-69 vite.

 

Advertisement