Aktualitet
Inceneratori i Elbasanit/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Kokën dhe Bllakon
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretarit të kësaj ministrie Alqi Bllako dhe 7 të pandehurve të tjerë, që procesi ndaj tyre të vijojë me gjykim te shkurtuar.
Në rast se ata gjenden fajtor nga gjykata, do të përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën.
Ndërsa për Etleva Kondin, procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm dhe çështja u veçua.
Seanca e radhës ku SPAK do të lexojë pretencën do të zhvillohet me 18 maj ora 9.